
Në spitalin e Bulqizë është shtuar numri i banorëve që kërkojnë ndihmë me shenja helmimi. 100 qytetarët u paraqiten me simptoma intoksikimi. Ne pritje të analizave rezultate e të cilave dalin të martën në lagjet Gjeologu dhe Minatori banorët janë lajmëruar të mos e pinë më ujin e çezmës.
Disa banorë thonë se nuk e ka në konsumuar më ujin e pijshëm dhe se i janë drejtuar burimeve ujore për të mbushur ujë. Ndërsa, një pjesë tjetër, thonë se e blejnë ujin për ta pirë.
“Kanë patur vetëm dhimbje epigastrike dhe vetëm shumë pak raste kanë qenë me diarre. Kjo rritje është shumë e lartë e numri të rasteve, në një periudhë shumë të shkurtër kohe. Tregon se ndoshta kemi si shkaktar ujin, që e ka shkaktuar këtë epidemi”, tha Rovena Daja, epidemiologe pran ISHP-së
“Aktualisht është bërë vetëm analiza bakteriologjike e ujit të pijshëm dhe presim përgjigjen e analizave fiziko-kimike. Në këtë pjesë, vazhdon të jetë në fuqi njoftimi për kufizimi për pirjen e ujit nga çezma”, tha Afrim Sula, mjeke epidemiolog.
Burime nga spitali i Bulqizë bëjnë me dije se një tjetër pistë për të gjetur shkakun e helmimit është edhe mielli që tregtohet në Bulqizë. Burime nga komisariatit i Bulqizës bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për rastin e helmimit.
Top Channel