Aksident në Patok, dyshohet për disa të plagosur
06/05/2019 15:26
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Patok.
Burime paraprake thuhet se të palosur kanë mbetur tre persona, por ende nuk ka një njoftim zyrtar. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e rëndë dhe për pasojë janë nisur drejt Spitalit të Traumës, Tiranë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel