Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një postim në Twitter ka reaguar në lidhje me zërat se Sylejman Selimi do të emërohet ambasador në Shqipëri.
Ai ka pyetur se cili është mesazhi që jep Kosova, nëse emëron ambasador një të dënuar për krime lufte.
“Çfarë mesazhi dërgon Kosova në botë kur propozon një të dënuar për krime lufte si Ambasador?A tregon kjo respektim të respektimit të ligjit ? Ne kundërshtojmë fuqishëm një vendim të tillë. Presim e shohim”, ka shkruar ambasadori.
Ambasadori amerikan po ashtu e quan diskurajues hedhjen poshtë të aktakuzës për hedhjen e gazit lotsjellës para dy vjetëve në Kuvend, nga opozita e atëhershme e përbërë nga Vetëvendosje, AAK e Nisma.
“Dekurajuese të shohësh që një akuzë dy vjeçare për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend është hedhur poshtë nga prokurorët, pavarësisht pranimit të fajësisë dhe dëshmive të gatshme. Praktikat e gjykimit të drejtë nga prokurorët kërkojnë profesionalizëm dhe përgatitje”, ka shkruar Kosnett në Tëitter. Ndërkaq, Kosnett ka përshëndetur ngritjen në detyrë e dy femrave oficere në Policinë e Kosovës si kolonele.
Top Channel