Kjo shpjegon se pse Leonardo da Vinci nuk mundi të përfundoj as pikturën “Mona Lisa”!

04/05/2019 20:31

Leonardo da Vinci, një figurë e rilindjes, ishte i njohur se mund të përdorte të dy duart njëlloj. Analiza e vizatimeve, shkrimeve dhe pikturave të tij ka zbuluar se ai shkroi me dorën e tij të majtë por nuk pikturoi kurrë me të.

Por shumë studiues kanë supozuar se gjatë viteve të fundit të jetës së tij, pësoj një paralizë në dorën e tij të djathtë, një dobësi kjo në njërën anë të trupit, ndoshta e shkaktuar nga një goditje.

Studies të tjerë sugjeruan gjithashtu se mund të vuante nga sëmundja e Dupuytren-it, ku indet në lëkurën e dorës trashen dhe ngushtohen.

Sipas një studimi të kryer nga Dr.David Lazzeri, specialist i kirurgjisë plastike dhe Carlo Rossi, specialist i neurologjisë, thuhet se artisti Leonardo da Vinci, pësoi një dëmtim nervor të pandërprerë në dorën e tij të djathtë, gjë e cila përmirësoj aftësitë e tij artistike.

Ata analizuan një skicë të Leonardo da Vinci-t, që është realizuar me shkumës të kuq nga Giovanni Ambrogio Figino dhe e krahasoi me një gravurë të Leonardos.
Por në këtë skicë, dora e djathtë e Leonardos nuk është në pozicionin e shtrënguar që lidhet me spasticitetin muskulor pas një goditje. Në vend të kësaj, dora dhe gishti i tij janë të përkulur, thanë hulumtuesit.

Kjo mund të shpjegojë pse ai nuk përfundoi shumë piktura gjatë pesë viteve të fundit të jetës së tij, duke përfshirë Mona Lisan.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA