Bayern Munchen po i drejtohet një tjetër titulli kampion në Bundesligën gjermane. Në “Allianz Arena”, skuadra bavareze mposhti Hannoverin e vendit të fundit me rezultatin 3-1, duke marrë 3 pikë të çmuara, kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i sezonit.
Robert Lewandowski ishte ai që zhbllokoi situatën për bavarezët e drejtuar nga Niko Kovaç, ndërsa Goretza dyfishoi shifrat. Jonatas, i cili u ndëshkua edhe me karton të kuq, shënoi golin e vetëm për Hannoverin, ndërsa Ribery fiksoi rezultatin në 3-1.
Tashmë diferenca mes Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund është 4 pikë, pasi skuadra e Lucien Favre nuk shkoi më shumë sesa barazimi 2-2 ndaj Werder Bremenit të Milot Rashicës.
Pulisiç dhe Paco Alcacer i dhanë avantazhin e dyfishtë Dortmundit, që nuk diti ta ruajë atë, pasi Werder Bremen barazoi me gola të Mohëald dhe Claudio Pizzarros.
Top Channel