Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se në zgjedhjet e 30 qershorit do të synohet fitimi i 61 mandate në Këshillin bashkiak. Veliaj nënvizoi se pavarësisht nëse opozita do të hyjë ose jo në zgjedhje, kjo mazhorancë garën e ka me veten për të arritur një rezultat më të mirën dhe për të vijuar projektet transformuese për Tiranën që kanë nisur.

“Nëse opozita vazhdon  të refuzojë të marrin pjesë apo të sjellë një alternativë për Tiranën përveçse të bllokojë projektet, ky është vendimi I tyre. Unë e kam thënë gjithmonë. Ne garën e kemi me veten tonë.  Çdo vit duhet të jemi më mirë se viti që ishim dhe në mandatin tjetër do të duhet të jemi më mirë se sa mandatin që lamë pas. Në mandatin e ardhshëm jam I bindur do të bëjmë punë akoma më të mira dhe do të mirëpresim në këtë këshill bashkiak edhe pothuajse po aq anëtarë të rinj që besojmë do t’i bëjnë nder këtij qyteti dhe punës që është nisur këtu. Siç e thashë ne do të luftojmë për çdo mandat për të 61 mandatet. Nuk ka rëndësi futen ata ose futen parti të tjera të vogla, për ne marrja seriozisht e fushatës është fillimisht respekt ndaj votuesve”, deklaroi Veliaj.

Ai nënvizoi se Këshilli I ri do të ketë një shumicë të re që do të mundësojë marrjen e vendimeve të rëndësishme. Ai premtoi se më e mira do të vijojë në katër vitet e ardhshme. “Ne të kemi edhe një listë rezervë ku duam të promovojmë dhe shumë nga të rinjtë dhe të rejat tanë për t’u siguruar që Tirana e ka një këshill bashkiak aktiv me një shumicë që na mundëson të marrim vendime të rëndësishme, të ecim shpejt dhe nëqoftëse mendoni se ecim më shpejt dhe transformuam Tiranën këto katër vite, ju garantoj më e mira është përpara”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA