
Histori si e Parashqevi Simakut, ylli i muzikës filmohet duke fjetur rrugëve në gjendje të mjerueshme! E shkatërroi vdekja e nënës
26/02 14:40
Facundo Agudin është një dirigjent argjentino-zvicerian, që jeton në Zvicër dhe vjen për të disatën herë në Shqipëri pasi e pëlqen shumë kulturën dhe njerëzit këtu.
Në bashkëpunim me fondacionin “Miq për jetë”, më datë 4 Maj ai do të dirigjojë në koncertin e titulluar “Rrugëtim Bach” dhe e veҫanta e këtij koncerti do të jetë fakti se edhe publiku do të përfshihet, duke kënduar një prej pjesëve së bashku me orkestrantët.
Këtë praktikë tepër interesante, Facundo e ka eksploruar në shumë koncerte Evropiane, duke u bërë edhe më i dashur për publikun në sallë.
Top Channel