Më të fundit nga bota e madhe e tregut të futbollit, ku ofertat apo zërat për transferime lojtarësh nuk mungojnë asnjëherë.

E premte, 3 Maj
PSG ofron 50 milionë euro për fantazistin e Ajaxit
Donny Van de Beek është një nga talentet e shumta të Ajaxit, që po udhëheqin skuadrën holandeze drejt sukseseve, teksa me golin kundër Tottenhamit, ka zgjuar interesin e shumë klubeve. Së fundi në garë është futur edhe PSG, pasi sipas mediave franceze ,Sheikët janë gati të ofrojnë 50 milionë euro për fantazistin holandez, shifër kjo që nuk mund të refuzohet nga Ajaxi.

Ozil paralajmëron largimin nga Arsenali
Fantazisti turko-gjerman, Mesut Ozil ka paralajmëruar se mund të largohet nga Arsenali në fund të sezonit, pasi nuk po e mirëpret faktin që shpesh herë niset nga stoli. “Kam edhe dy vite kontratë dhe ndihem mirë në Londër, por më nervozon fakti që po shoh shumë ndeshje nga stoli”, tha Ozil.

Skautë të Manchester United në ndeshjen Napoli-Cagliari
Përfaqësues të klubit anglez të Manchester United, do të jenë në tribunën e stadiumit “San Paolo”, për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Napolit dhe Cagliarit. Në vëmendjen e tyre do të jenë mbrojtësi napolitan Kalidou Koulibaly dhe mesfushori sard Nicolo Barrela, për të cilën “djajtë e kuq” mund të bëjnë një ofertë në fund të sezonit.

Eriksen ka arritur marrëveshjen me Realin, pritet miratimi i Tottenhamit
Mediat angleze raportuan sot se fantazisti danez Christian Eriksen u ka premtuar drejtuesve të Realit se do të transferohet në Madrid këtë verë. Tashmë topi ka kaluar te Florentino Perez, që do po përgatit një ofertë prej 130 milionë eurosh, që të bindë Tottenhamin të heqë dorë nga kartoni i tij.

E Enjte, 2 Maj
Juventus tenton të mbyllë marrëveshjen me Rabiot
Pasi siguruan Aron ramesyn, te Juventusi kanë gati për të bërë një tjetër goditje me parametra zero në mesin e fushës. Paratici pritet të takojë këtë javë mesfushorin e PSG-së Adrien Rabiot, për t’i ofruar një kontratë të kënaqshme, për ta bindur të vishet bardhezi.

Tottenham bën ofertë për yllin e Ajaxit
Tottenhami u mposht nga Ajaxi mbrëmjen e të martës në Ligën e Kampionëve, por pas takimit ka përfituar për të bërë ofertën për njërin prej talenteve të skuadrës holandeze. Bëhet fjalë për sulmuesin anësor Ziyech, i cili dha asistin e golit të fitores dhe bindi Pocchetinon, ndërsa “Spurs”-at kanë ofruar 40 milionë euro për kartonin e tij.

Chiesa zbulon kushtin për pretendentët
Për Federico Chiesën interesohen disa skuadra italiane dhe europiane, me Interin dhe Juventusin në krye të listës së pretendentëve, por sulmuesi i Fiorentinës ka zbardhur kushtin e tij për transferimin. Mësohet se Chiesa u ka thënë menaxherëve të tij, se skuadra që kërkon shërbimet e tij për vitet e ardhshme, duhet t’i ofrojë një pagë prej 7 milionë eurosh.

Napoli arrin marrëveshjen me mesfushorin e Fiorentinës
Napoli është shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes me mesfushorin e Fiorentinës, Jordan Veretout. Me klubin vjollcë marrëveshja është arritur për shifrën e 30 milionë eurove, ndërsa futbollistit i është ofruar një kontratë 5-vjeçare me dy milionë euro në sezon.

Luftë Inter-Atletico Madrid, për talentin e River Plate
Reali i Madridit hoqi dorë nga talenti i River Plate, Exequiel Palacios, por Interi tashmë duhet të përballem me konkurrencën e fortë të skuadrës tjetër madrilene, Atleticos. Kjo pasi Simeone ka urdhëruar drejtuesit që të bëjnë të pamundurën, për të transferuar mesfushorin argjentinas në “Wanda Metropolitana”.

E mërkurë, 1 Maj
Napoli ngulmon për sulmuesin meksikan të PVS-së
Napoli duket i bindur të vërë në dispozicion të Carlo Ancelottit, sulmuesin meksikan të PSV Eindhoven, Lozano. Ky i fundit aktualisht është i dëmtuar, por napolitanët vijojnë negociatat dhe në ditët në vijim, pritet një ofertë zyrtare.

Mijatoviç: Modriç do të mbetet pjesë e Realit të Madridit
Ish sulmuesi serb i Realit të Madridit, Pedrag Mijatoviç, i cili aktualisht është pjesë e menaxherëve të Luka Modriç, ka konfirmuar se ky i fundit do të mbetet pjesë e klubit spanjoll. “Kam folur me të dhe mund të konfirmoj se Luka do të jetë pjesë e Realit, deri në momentin që klubi ta dojë atë. Modriç është profesionist dhe nuk shqetësohet nga mungesa e rinovimit”, tha Mijatoviç

Atletico e Madridit gjen në Portugali zëvendësuesin e Godin
Mediat spanjolle kanë raportuar se Atletico e Madridit ka gjetur marrëveshjen për të blerë nga Porto mbrojtësin brazilian Felipe Monteiro. 29-vjeçari ka treguar një formë mjaft të mirë dhe shihet si pasuesi ideal i Diego Godin, ndërsa zyrtarizimi pritet të vijë pas 25 majit.

Presidenti i Lyonit shtyn Ndombelenë të kalojë te Juventusi
Presidenti i Lyonit, Aulas ka thënë se për mesfushorin Ndombele ka oferta nga klube të ndryshme, por ai do të preferonte që futbollisti të kalonte te Juventusi. “Do të më pëlqente që Ndombele të kalonte te Juve dhe të luante përkrah Pjaniç, një tjetër futbollist të cilin e kemi lancuar ne të Lyonit”, tha Aulas.

Petagna kërkohet nga gjysma e Europës
Sulmuesi italian i Spalit, Andrea Petagna po kalon një moment mjaft të mirë në karrierën e tij, pasi me golat e shënuar, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. 23-vjeçari është profili ideal për gjysmën e skuadrave euriopiane, pasi përveç moshës së re, ka në favor edhe çmimin e pranueshëm të kartonit.

E martë, 30 Prill
Ranocchia rinovon dhe mbetet zikaltër deri më 2021-shin
Andrea Ranocchia do të vijojë të jetë pjesë e Interit deri në verën e vitit 2021. Kontrata e mbrojtësit italian me zikaltrit mbaronte këtë verë, por klubi vendosi t’ia rinovojë edhe për dy sezonet e ardhshme.

Tottenham kërkon Meite nga Torino
Klubi londinez i Tottenhamit po ndjek me vëmendje paraqitjet e mesfushorit Soualihu Meite, të Torinos, i cili këtë sezon ka treguar një nivel mjaft të kënaqshëm. Sipas mediave angleze, “Spurs”-at po përgatiten të bëjnë një ofertë zyrtare për klubin italian, në ditët në vijim.

Milan nuk heq dorë nga mesfushori i Sassuolos, në verë do tentojë sërish
Në janar nuk ia dolën ta sjellin në Milano, por drejtuesit e Milanit nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga mesfushori i Sassuolois, Stefano Sensi. Kuqezinjtë janë gati të ofrojnë kartonin e Locatellit, plus 10 milionë euro, që të marrin Sensin në verë në Milano.

Juventus “i shpall luftë” Realit për Paul Pogba
E ardhmja e Paul Pogba është thuajse e sigurt që nuk do të jetë në Manchester, ndërsa dilema për t’iu zgjidhur është destinacioni i tij i ri. Mesfushori francez kërkohet me ngulm nga Zidane te Reali, por së fundi në garë është futur fuqishëm edhe Juventusi, që kërkon të rikthejë Pogba në Torino.

Wenger në “pole” për t’u ulur në pankinën e Lyonit
Bruno Genesio do të largohet nga Lyoni në fund të sezonit dhe skaudra franceze mbetet në kërkim të një emri të rëndësishëm për t’i besuar drejtimin e skuadrës. Së fundi ideja që po intrigon presidentin e Lyonit, është ajo e Arsene Wenger, i cili është pa punë prej verës së kaluar, kur u largua nga Arsenali.

E shtunë, 27 prill
Napoli kërkon të transferojë në Itali sulmuesin e Valencias
Napoli po kërkon një sulmues që të mund të mbështesë polakun Milik dhe ka identifikuar spanjollin e Valencias, Rodrigo, si njeriun ideal. Pas miratimit të Ancelottit, drejtuesit napolitanë kanë nisur kontaktet me menaxherin e sulmuesit, Jorge Mendes.

Inter nuk do të blejë Cedric dhe Vrsaljko
Sime Vrsaljko dhe Cedric Soares ishin dy mbrojtësit e krahut, që Interi mori në huazim gjatë këtij sezoni, me shpresën që të firmosë me njërin prej tyre, por askush nuk ka bindur. Kështu në fund të sezonit, portugezi do t’i bashkohet Southamptonit dhe kroati do të rikthehet te Atletico Madrid.

Roma gjen në Gjermani pasuesin e Dzekos
Edin Dzeko pritet të largohet nga Roma në fund të sezonit dhe klubi verdhekuq ka identifikuar menjëherë zëvendësuesin ideal të tij. Bëhet fjalë për sulmuesin e Werder Bremenit, Max Kruse, që po shënon shumë gola dhe mbi të gjitha, kushton pak.

Garë dyshe për fantazistin e Lyonit
Nëse verën e kaluar ia doli ta mbajë në skuadër, këtë vit për presidentin e Lyonit do të jetë e pamundur që të konfirmojë fantazistin Nabil Fekir. Për këtë të fundit ka shfaqur interes të fortë Jurgen Klopp, ndërsa së fundi në garë është futur edhe Juventusi.

Rudi Garcia “i mbyll derën” Milanit
Emri i Rudi Garcias doli në skenë si një nga alternativat që kuqezinjtë po shqyrtojnë për t’i besuar pankinën, pasi të kenë shkarkuar Gattuson, që duket se nuk po bind. Megjithatë tekniku aktual i Marseilles ka deklaruar se Italia nuk i mungon dhe se nuk ka ndërmend të rikthehet në Serinë A për momentin.

E premte, 26 Prill
Leicester ofron 20 milionë euro për sulmuesin e Spalit
Leicesteri po ndjek me vëmendje sulmuesin e Spalitm, Andrea Petagna dhe është gati të paguajë 20 milionë euro, për ta marrë atë në Angli. Andrea Petagna po zhvillon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij, pasi ka shkuar në kuotën e 14 golave deri tani.

Inter kërkon Sanchez, por kileni duhet të ulë pretendimet
Marotta ka një ide “të çmendur” për të sjellë Alexis Sanchez te Interi dhe i ka propozuar kilenit një rol prej protagonisti në projektin e klubit. Megjithatë më së pari duhet që Sanchez të pranojë uljen e rrogës, pasi Interi nuk i ofron 24 milionë euro në sezon.

Klopp “i mbyll derën” Lorenzo Insignes
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp “i ka mbyllur dyert” kapitenit të Napolit, Lorenzo Insigne. “Është një futbollist shumë i mirë, por ka një kontratë afatgjatë me Napolin dhe nuk do të provojmë ta marrim”, tha gjermani.

Tottenhami gjen te Roma, zëvendësuesin e Ericsen
Klubi anglez i Tottenham ka hyrë në garë për të marrë shërbimet e mesfushorit të Romës, Nicolo Zaniolo. Ky i fundit shihet si zëvendësuesi ideal i danezit Ericsen, që pritet të largohet në verë.

Malcom drejt largimit nga Barça, e duan në Itali dhe Angli
Sulmuesi brazilian Malcom pritet të largohet nga Barcelona në verë, pas vetëm një viti në Katalunjë. Për Malcom ka oferta të shumta nga kampionati anglez (Arsenal dhe Tottenham) dhe ai italian (Milan e Inter).

E enjte, 25 Prill
Milan synon afrimin e Malcom
Milani po punon për të transferuar në Itali sulmuesin brazilian të Barcelonës, Malcom. Ky i fundit nuk po gjen hapësira te katalanët dhe Leonardo është ofruar ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje, kundrejt 35 milionë eurove.

Monaco bën gati ofertën për Joao Marion
Mesfushori portugez Joao Mario duket se do të largohet në fund të sezonit nga Interi, ndërsa interes të fortë për të po shfaq skuadra e Monacos. Francezët kanë gati 25 milionë euro, për të blerë përfundimisht kartonin e tij.

Mourinho përjashton rikthimin në Premier League
Të gjithë presin me kuriozitet të mësojnë se cila do të jetë skuadra e re e Jose Mourinhos, ndërsa sot portugezi ka përjashtuar një nga opsionet. Në nëj intervistë për transmetuesin DAZN, Mou theksoi se nuk do të kthehet në Premier League.

Juve, edhe Jerome Boateng në listën e përforcimeve
Përveç grekut Manolas, në listën e përforcimeve të mundshme të prapavijës së Juventusit, ka përfunduar edhe Jerome Boateng. Qendërmbrojtësi gjerman nuk bën më pjesë në planet e Bayernit të Mynihut dhe do të largohet këtë verë.

Sane i pakënaqur te City, pritet largimi në verë
Sulmuesi anësor Leroy Sane nuk gëzon marrëdhënie të mira me Pep Guardiolën dhe pritet të largohet nga Manchesteri këtë verë. për sulmuesin gjerman po shfaq interes të fortë skuadra e Bayernit të Mynihut.

E mërkurë, 24 Prill
Juventus ofron 36 milionë euro për mbrojtësin grek Manolas
Juventusi është në kërkim të një qendërmbrojtësi me eksperiencë, për ta vënë në krah të Bonuccit dhe emri që ka përfunduar në krye të listës, është ai i grekut të Romës, Kostas Manolas.

Wolfsburg zgjedh trajnerin e ri
Skuadra gjermane e Wolfsburgut ka njoftuar sot se ka vendosur t’i besojë pankinën Oliver Glasnerit. Ish trajneri i Linz ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare dhe do të nisë punë në korrik.

Pep Guardiola konfirmon Mahrez edhe për sezonin e ardhshëm
Në prag të derbit të Manchesterit kundër Unitedit, trajneri i Cityt, Pep Guardiola ka theksuar se fantazisti Rijad Mahrez do të mbetet me “citizens” edhe për sezonin e ardhshëm.

Gattuso mohon zërat për një kalim në Angli
Trajneri i Milanit, Genaro Gattuso mohoi zërat që e lidhin të ardhmen e tij me skuadrën angleze të Newcastle Unitedit. “Mendesin e kam mik dhe nuk e kam takuar për çështje pune. Unë mbetem trajner i Milanit”, tha italiani.

PSG bën ofertën e parë për Icardin
Paris Saint Germain ka kthyer sytë nga Mauro Icardi dhe është gati t’i ofrojë Interit 70 milionë euro për kartonin e sulmuesit argjentinas.

E martë, 23 Prill
Yaya Toure nuk ka ndërmend të tërhiqet, synon SHBA-të ose Kinën
Ish mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure deklaroi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli dhe se shikon SHBA-të dhe Azinë, si vendet ku mund të vijojë karrierën.

Interi futet në garë për talentin maroken të Ajaxit
Interi është në kërkim të një sulmuesi anësor dhe së fundi në skenë ka dalë emri i marokenit të Ajaxit, Hakim Ziyech, kartoni i të cilit kushton rreth 35-40 milionë euro.

Renato Sanchez paralajmëron largimin nga Bayerni i Mynihut
Mesfushori portugez Renato Sanchez ka paralajmëruar largimin nga Bayerni i Mynihut në fund të sezonit, pasi nuk është i kënaqur me minutazhin e aktivizimit.

Katër skuadra kërkojnë mbrojtësin e majtë të Fiorentinës
Milan, Inter, Roma dhe Paris Saint Germain janë 4 skuadrat që kanë kërkuar informacion zyrtar për transferimin e mbrojtësit të Fiorentinës, Cristian Biraghi.

Edhe Marseille kërkon Stiven Nzonzi
Pas vetëm një sezoni te Roma, mesfushori francez Steven Nzonzi nuk ka bindur dhe ka ndërmend të largohet. Pas Lyonit, së fundi ka qenë edhe Marseille që ka shfaqur interes për mesfushorin kampion bote me Francën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA