“Il Trovatore”, opera që bën pjesë në triologjinë popullore verdiane, do të vijë premierë në skenën e Pallatit të Kongreseve prej datës 8 deri në 11 maj, si produksioni më i madh i TKOB. Një produksion që bën bashkë artistë të huaj dhe shqiptar.

“Il Trovatore” është shfaqur për herë të parë në 19 Janar 1853 në Teatrin Apollo të Romës: siç shkruan në kronikën e kohës Julian Budden. Me asnjë nga veprat e tij, madje as me “Nabucco”, Verdi nuk arriti të prekë kaq shpejt zemrën e publikut.

“Është një nga dramat më drithëruese të botës së Operas. Roli i Azucenës është nëna e vetme, mund të themi, që Verdi ka përdorur në të gjitha veprat e tij që ka kompozuar. Them se do të jetë një nga produksionet që finalizon këtë sezon shumë të mirë të TOB”, tha Vikena Kamenica, mezzosoprano.

Në rolin e Leonorës, sopranoja Eva Golemi rrëfen emocionet e para premierës.

“Kemi rreth dy javë që po punojmë intensivisht. Besoj se do të dalë tepër e bukur dhe publiku besoj se do të kënaqet”, tha Eva Golemi, soprano.

Skenografia është menduar të jetë një nga më të mëdhatë e produksioneve të TKOB, ndërsa nëpërmjet kostumeve kësaj here do të na vijnë ushtarakët e vërtetë. Ndërsa regja i është besuar napoletanit Mariano Bauduin Libreti në katër akte është marrë nga drama “El trovador” e autorit Antonio Garcia Gutierrez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA