Gazmend Aga është ish nënkryetari i Komitetit Mysliman Shqiptar, i cili prej disa kohësh është transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku shërben si imam i komunitetit shqiptar atje.
Së fundi Aga ka ndërmarrë një nismë mjaft interesante, në dobi të harmonisë ndërfetare, teksa në vendin e tij të predikimit, ka ftuar më 29 Prill një prift dhe një rabin.
“Një prift, një imam dhe një rabin. një bibël, një kuran dhe një torah, në xhaminë tonë. ky është shpirti i bashkimit, shpirti i ‘3 miqve'”, shkroi imami Gazmend Aga në Instagram, duke postuar edhe foton me dy miqtë e tij të feve të tjera.
Shqipëria është një vend shembull për harmoninë ndërfetare, cilësi të cilën e kanë vlerësuar personalitete të shumta, përfshi edhe Papën e Vatikanit, ndërsa fotoja e katër klerikëve të feve të ndryshme shqiptare, në rrugët e Parisit, pas masakrës ndaj punonjësve të revistës satirike “Charlie Hebdo”, bëri xhiron e botës.
Top Channel