Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se kanë marrë një përgjigje pozitive nga Gjermania për liberalizimin e vizave, madje kryeministri para mediave edhe uroj qytetarët për liberalizim.
Kryeministri tha se në takimin që ka pasur me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, kanë marrë një “PO”, për heqjen e vizave.
“Qeveria ka formuar një grup pune për bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë dhe harmonizim të standardeve që ndërlidhen me liberalizimin e vizave.
Kabineti qeveritar, në mbledhjen e sotme, ka marr vendim për krijimin e Grupit Punues për bashkëpunim me Ministrinë Federale për Punë të Brendshme Gjermane dhe harmonizim të standardeve që ndërlidhen me liberalizimin e vizave. Aprovimin mori edhe vendimi me të cilin urdhërohen të gjithë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës për përdorimin e automjeteve zyrtare në mënyrë strikte vetëm për qëllime zyrtare, siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi. Qeveria ka miratuar propozimin e Koalicionit Digjital për mandatimin e anëtarëve të tij për marrjen e përgjegjësive për të intensifikuar punët rreth vendimit për njohjen ndërkombëtare – Domenit të Republikës së Kosovës. Ky vendim është i një rëndësie të veçantë për pavarësinë digjitale të Kosovës dhe një hap shumë i rëndësishëm për proceset e ndërkombëtarizimit të shtetit tonë”, ka njoftuar Haradinaj nëpërmjet një shkrimi në Facebook. /Telegrafi/
Top Channel