Te Partizani po numërojnë ditët deri në zyrtarizimin e titullit kampion, por ndërkohë, skuadra që pret të rikthehet në fronin e futbollit shqiptar duhet të bëjë llogaritë edhe me dënimet e fundit të Komisionit të Disiplinës.

Trajneri Skënder Gega dhe mesfushori Bruno Telushi janë sanksionuar për protesta ndaj arbitrave.

Tekniku i formacionit kryeqytetas u dënua nga Disiplina me dy ndeshje, ndërsa Telushi do të vuajë 4 ndeshje jashtë fushave, si masë për protestat ndaj “xhaketave të zeza”, kjo për shkak të konfliktit verbal në sfidën ndaj Laçit.

Por, nëse për Gegën kampionati ende nuk ka mbaruar, dënimi i Disiplinës mbyll sezonin para kohe për Telushin.

Gjithashtu u vendos hapja e një hetimi disiplinor për incidentin e javës së kaluar mes mesfushorit të Flamurtarit, Idriz Batha, dhe kapitenit të Skënderbeut, Markos Radas. Disiplina sanksionoi me 100 mijë lekë gjobë Skënderbeun dhe Tiranën, për sjellje të gabuar të tifozëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA