24/05 15:52
Lionel Messi ka barazuar dje rekordin e Cristiano Ronaldos, me 600 gola të shënuar në karrierën si profesionist, teksa debati se cili prej të dyve është më i mirë, është ndezur edhe më shumë.
Por nuk ka asnjë dyshim Mario Balotelli, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka quajtur Lionel Messin, fenomen të futbollit.
“Leo Messi fenomen. Për të mirën e futbollit, mos e krahasoni më me numrin 7 të Juves”, shkroi sulmuesi italian në rrjetet sociale.
Ylli argjentinas shënoi dy herë në fitoren 3-0 të Barcelonës ndaj Liverpoolit, mbrëmjen e djeshme në “Camp Nou”.
Top Channel