Shkencëtarët thonë se historia kalon në disa etapa. Pra, ngjarjet që vëzhgojmë tani, tashmë janë shfaqur në të kaluarën dhe ka të ngjarë të dalin në të ardhmen. Kjo teori njihet si përsëritje historike.

Ja 10 shembuj të historisë që përsëriten në një mënyrë të çuditshme dhe të papritur.

FOTO GALERI
8/10
8.Misteret e udhëtimit me balonë të Dyatlov Pass dhe Andrée/ Në vitin 1959 një grup studentësh udhëtuan në malet Urale (BRSS) për një ekspeditë 2-javore dhe asnjëherë nuk u kthyen. Një grup tjetër, i cili udhëhiqej nga S.S. Andree (Suedia), po përpiqej të arrinte në Polin e Veriut në 1897, vetëm për të gjetur vdekjen gjatë rrugës. Është e mundshme që anëtarët e këtyre 2 ekspeditave nuk kishin dëgjuar asnjëherë për njëri-tjetrin dhe janë vdekjet misterioze të anëtarëve të ekspeditave që bashkojnë këto dy tregime. Të dy grupet përbëheshin nga amatorë, pavarësisht se ata ishin shumë mirë të përgatitur. Ata mbanin veshje të mjaftueshme të ngrohta, etj për të mbijetuar për një kohë të gjatë. Kushtet e motit u raportuan të jenë të përshtatshme për udhëtimet. Shkencëtarët po studiojnë ende fotografi, mostra të ADN-së dhe materiale të tjera që kërkojnë shkakun e këtyre tragjedive.

Top Channel