Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Shkodër mbrëmjen e sotme, por për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Policia ka arritur të vërë në pranga shtetasin Petrit Isaj, i cili ka qëlluar në ajër me pistoletën e tij.

Isaj po merret në pyetje, për të zbuluar shkaqet e të shtënave, në një qytet ku janë regjistruar shumë vrasje mafioze kohët e fundit.

Top Channel