Shitjet e iphoneve kanë pësuar gjatë tre muajve deri në fund të marsit rënien më të thellë të regjistruar ndonjëherë, por tani po shfaqin shenja stabilizimi. Gjiganti i teknologjisë, Apple pohoi se të ardhurat nga iphonët u ulën me 17% në $31miliardë dollarë.
Megjithatë, shefi ekzekutivi i kompanisë Tim Cook theksoi se shitjet janë forcuar nga fundi i marsit, përfshirë Kinën ku çmimi i tyre u ul me qëllimin të nxitej kërkesa.
Apple paraqiti një tablo më optimiste për tremujorin tjetër, deri në qershor, ç’ka bëri që aksionet e saj në bursë të rriteshin me 5 %. Firma e kishte paralajmëruar një situatë të tillë me Iphonë-t që në fillim të vitit, duke cituar si arsye të fortë Kinën, ku i duhet te konkurrojë me rivalë më të lirë si Huawei Technologies dhe Xiaomi.
Përmiresimi i vënë re në mars me telefonët apo dhe produkte të tjera si orët, i jep Apple besimin se gjërat do të shkojnë më mirë, por megjithë ripërtëritjen e lehtë të kërkesës në Kinë, shitjet në rajon vazhdojnë të mbeten të tkurrura me 20%.
Top Channel