Ish sulmuesi serb i Realit të Madridit, aktualisht pjesë e stafit menaxherial të Luka Modriçit, ka konfirmuar se ky i fundit do të vijojë të jetë pjesë e “Los Blancos” edhe në të ardhmen.
Në një intervistë për mediat spanjolle, Mijatoviç tha se ka folur me mesfushorin kroat dhe se ai ka vendosur të injorojë merkaton, për të vijuar eksperiencën te Reali i Madridit.
“Kam folur me Modriçin dhe mund t’u garantoj se do të mbetet pjesë e Realit të Madridit. Ai është një profesionist dhe do të bëjë më të mirën, edhe pa i ardhur oferta për rinovim. Mund t’u them se do të rrijë te Reali, për aq kohë sa klubi do të ketë nevojë për të”, tha Mijatoviç.
Verën e kaluar Modriç ishte shumë pranë kalimit te Interi, por presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez ndërhyri për të bllokuar gjithçka, pasi nuk donte të privohej nga njëri prej liderëve të skuadrës.
Top Channel