
Hapet “Tirana Training Center”, Rama thirrje të rinjve: Trokisni në këto dyer dhe aplikoni për programet
28/01 11:39
“Fantastic Beasts 3” më në fund ka një datë premiere. Kapitulli i tretë i filmit magjik i ambientuar në universin e krijuar nga J.K. Rowling do të vijë në sallat e kinemave amerikane më 12 nëntor të vitit 2021.
Ky projekt do të vazhdojë tregimin e sagës “Harry Potter” dhe xhirimet e kapitullit të ri të historisë me protagonist fituesin e çmimit “Oscar” Eddie Redmayne do të nisin në pranverën e vitit 2020.
Pyetjes se çfarë do të presin fansat nga “Fantastic Beasts 3”, shkrimtarja J.K. Rowling i ktheu një përgjigje misterioze: “Do të ketë përgjigje”.
Top Channel