5 vite pa seks edhe pse i lidhur. 27-vjeçari: Mendoja se femrat pinin hashash nga…

01/05/2019 18:26

Një 27-vjeçar me emrin Tomiwa dhe partnerja e tij Wunmi, 23 vjeç, u shfaqën tek “BBC3 Sex on the Couch”, ku diskutuan rreth mënyrës si do jetë nata e parë e martesës.

Çifti nigerian u njoh në një grup që flisnin për Biblën kur ishin adoleshentë dhe Wunmi ra në dashuri me inteligjencën e partnerit të saj.

Për shkak të besimit të tyre të fortë kristian, çifti ka zgjedhur të mos kryejë marrëdhënie seksuale në këto 5 vite lidhje. Ata zgjodhën të merrnin disa këshilla për natën e parë të martesës.

Gjatë seancës me terapisten e seksit Lohani Noor, Tomiwa zbuloi se ka kryer marrëdhënie më parë, por nuk e quan veten me eksperiencë në këtë fushë.

Kur çiftit iu prezantua një vaginë “jastëk” për të mësuar zonat, ai bëri deklaratën shokuese: “Unë mendoja se femrat mund të pijnë lëndë narkotike nëpërmjet vaginës”.

Të gjithë filluan të qeshnin.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA