Top Talk/ Befason ministri Çuçi: Vaji i Palmës i padëmshëm, mund të pihet

30/04/2019 16:34

Nga studioja e Top Talk, ministri i Bujqësisë thotë se vaji i palmës nuk është i dëmshëm dhe se nuk duhet të cilësohet si cianur. Sipas atij, vaji i palmës përdoret në të gjithë Evropën dhe se është gjalpi i lopëve zvicerane ai që të vdes, se është yndyrë e rëndë.

Ministri i Bujqësisë thotë se vaji i palmës nuk është i dëmshëm dhe se nuk duhet të cilësohet si cianur. Sipas atij, vaji i palmës përdoret në të gjithë Evropën dhe se është gjalpi i lopëve zvicerane ai që të vdes, se është yndyrë e rëndë.

“Përdorimi i vajit të palmës nuk është i paligjshëm. Mund të bësh analizën e bulmetit dhe nëse të del me 30% me vaj palme dhe kur nuk është shënuar, atëherë këtu kemi të bëjmë me shkelje. Atëherë do më kritikosh se përse nuk e kam bërë punën unë si ministër. Po luani me shëndetin e njerëzve. Vaj palmës nuk është cianur. Vaji i palmës përdoret në Europë dhe nuk të bën keq. Po të hash gjalpë nga lopët zvicerane, vdes se është yndyrë e rëndë”, argumenton ministri i Bujqësisë.

Në lidhje me ISUV-in, ministri Çuçi tha se të gjitha analizat bëhen. Aty ku ky institucion nuk arrin që t’i realizojë, ka marrëveshje me laboratorë të jashtëm.

Top Channel