Jennifer Lawrence ka fituar një “Oscar” në moshën 23-vjeçare me filmin “The Silver Linings Playbook”, megjithatë, sipas regjisorit David O. Russell, aktorja rrezikoi seriozisht të mos e kishte atë rol.
Russell deklaroi se të gjithë mendonin se ishte shumë e re për atë pjesë dhe kishte shumë interpretuese të tjera para saj.
Por, diçka i bindi producentët që t’i jepnin asaj një shans, e njëjta gjë që impresionoi edhe kolegët në xhirime, nga Robert De Niro tek Bradley Cooper.
“Kur erdhi ajo ishte si një diamant, pa vetëdije dhe pa frikë. Ajo hyri në skenë si një stuhi dhe i la të gjithë pa fjalë. Lawrence ka një energji të veçantë, është dritë, por gjithmonë e fortë dhe e përqendruar”, deklaroi regjisori.
Top Channel