![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/f5bc583a8365-gettyimages-1052323750_sd-800x450.jpg)
11/02 14:44
Një modele për masat e mëdha, e cila peshon 127 kg, ka folur rreth keqkuptimit që ekziston se të qenit e shëndoshë ndikon negativisht në jetën seksuale, madje thotë se ajo ka një jetë aktive seksuale shumë të kënaqshme.
Emma Tamsin Hill, 22 vjeç, nga Preston thotë se gjatë adoleshencës ajo e ka urryer trupin e saj dhe ka bërë gjithçka për t’u dukur e dobët.
Por kur ajo takoi, të dashurin e saj Brandon Witter, një 23-vjeçar nga Londra, Ema thotë se ajo mësoi ta donte veten siç është, dhe se përmasat e saj nuk e kufizojnë atë në asnjë pozicion seksual.
“Kam një jetë seksuale të shkëlqyer. U desh pak kohë që të doja trupin tim, por ia dola”, tha ajo.
Top Channel