Pak ditë më parë u raportua se Adele i dha fund martesës së saj trevjeçare me Simon Konecki, me të cilin ka edhe një djalë të quajtur Angelo.

Pavarësisht kësaj Adele ka vazhduar përpara me jetën e saj dhe madje ajo është parë duke u puthur me të dashurin e ri në New York, i cili thuhet se nga pamja i ngjante pak ish-bashkëshortit.

Një burim ka pohuar për “Daily Star” se këngëtarja britanike u ka thënë personave të afërt që tanimë ajo është e divorcuar dhe po mundohet të normalizohet me jetën e re.

Këngëtarja u martua me Koneckin, sipërmarrës i një shoqate bamirësie, në vitin 2016 pas 5 vitesh lidhjeje. Çifti tha se kërkon privatësi dhe nuk dha detaje të mëtejshme mbi arsyet e ndarjes.

Top Channel