Anxhela Peristeri ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth videoklipit të saj më të ri “Maraz” si dhe për t’u dhënë përgjigje të gjitha lajmeve që kanë qarkulluar për të.
E pyetur nga Bieta se kur e sheh veten me fustan të bardhë, Anxhela na la të kuptojmë që ende nuk ka ardhur momenti i duhur dhe ka një arsye pse nuk bën plane.
“Kur kam bërë planet ka qenë 28 mosha, kështu që nuk bëj më plane”, tregoi ajo, duke lënë të kuptohej se vite më parë dëshira e saj ka qenë ta shihte veten me familje brenda moshës 28-vjeçare.
“Po kështu e kisha fiksuar atëherë, që 28 dua të martohem, se thoja është moshë tamam, ideale për të krijuar familje”, sqaroi më tej Anxhela.
Sa i përket aspektit profesional, ajo zbuloi se nuk ka plane të afërta për të lançuar këngë të reja, ndaj mbetet të shijojmë “Marazin” e publikuar pak ditë më parë.
Top Channel