Mbrëmjen e kësaj të marte luhet sfida e parë gjysmëfinale e Champions League, mes Tottenhamit dhe Ajaksit. Ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e ri të skuadrës londineze, e për këtë arsye trajneri Mauricio Pochettino deklaroi se të gjithë i pret një mbrëmje magjike, sigurisht pa harruar të vlerësojë në maksimum skuadrën e Ajaksit.
“Do të jetë një mbrëmje magjike, sepse deri përpara pak muajsh askush nuk e mendonte se do të luanim gjysmëfinalen e Championsit në stadiumin e ri. Ajaxi po bën paraqitje fantastike. Në fazën e grupeve nuk pësuan humbje dhe kanë luajtur përballë ekipeve të forta si Bayern Munchen, Real Madrid dhe Juventus, me dy të fundit të eliminuara. Rezultatet flasin vet sesa e mirë dhe e fortë është skuadra e Ajaksit”, tha Mauricio Pochettino, trajner i Tottenhamit.
Në kampin tjetër, trajneri Erik Ten Hag se është fantastike që skuadra e tij, Ajaksi është në gjysmëfinale, dhe se objektivi i saj është të shkojë edhe më tej.
“Është diçka shumë e bukur që luajmë gjysmëfinalen e Championsit. Askush nuk e kishte parashikuar se mund të shkonim kaq larg. Mendoj se është një eksperiencë e mrekullueshme. Sigurisht arritëm diçka, por ne kërkojmë më shumë. Duam të bëjmë më mirë sesa kaq dhe ne nuk duhet të flemë mbi dafina”, tha Erik Ten Hag, trajner i Ajaksit.
Kjo e mbrëmjes së sotme do të jetë hera e tretë që Tottenhami dhe Ajaksi vihen përballë njëra-tjetrës. Dy përballjet e para kanë folur për londinezët, që i kanë fituar të dyja sfidat.
Top Channel