Wake Up/ Regjisori rrëfen prapaskenat e “The Van”, filmi shqiptar që konkurron në Kanë

29/04/2019 11:48

Filmi “The Van”, vetëm pak ditë më parë është pranuar në listën e filmave që do të konkurrojnë në festivalin e Kanës.

Bëhet fjalë për një film me metrazh të shkurtër (15 min), një projekt shqiptaro-francez. Ky film është zgjedhur në 11 filmat më të pëlqyer ndër 4240 filma që kanë konkurruar në total për këtë kategori.

Filmi tregon për sakrificat që djali dhe babai duhet të bëjnë për njeri-tjetrin që të largohen nga vendi. Nga kjo listë janë 9 filma fiction, 1 dokumentar  dhe 1 film i animuar. Disa nga aktorët më të njohur që luajnë janë: Arben Bajraktari, Afrim Muçaj, Romir Zalla dhe aktori francez 27 vjeçari, Phénix Brossard.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA