Një mori marrëveshjesh për tregti të lirë janë nënshkruar mes Kosovës e Shqipërisë, por, siç duket këto pakte kanë mbetur thjeshtë në letër.

Raporti i fundit i Bashkimi Evropian, të cilin e ka siguruar Top Channel, e rendit Shqipërinë të tretën me radhë, pas Serbisë e Bosnje Hercegovinës për vendosjen e barrierave tregtare ndaj bizneseve kosovare.

Hulumtimi radhit një varg barrierash administrative si dhe tarifore që shtojnë koston e bizneseve. Një nga kompanitë e cila ka qenë pjesë e hulumtimit të Bashkimit Evropian, tregon se akciza shtesë për produktet alkoolike u vendos pikërisht viteve të fundit.

Përveç kostos financiare, Bajraktari tregon edhe për humbjen e kohës gjatë nënshtrimit të kontrolleve në dy pika doganore.

Por, pavarësisht barrierave, Kosova ka shënuar rritje të eksportit në Shqipëri prej 26 për qind për periudhën 2015-2018.

Më pas eksporti më i madh pasohet tek Mali i Zi e Maqedonia e Veriore. Ndërsa me Serbin ka pasur rënie të eksportit.

CEFTA mendohej të ishte një treg i rëndësishëm për eksportuesit nga Kosova. Megjithatë të dhënat e raportit rezultojnë të ketë pasur një rënie të eksportit për 15 për qind.

Nëse në vitin 2015, 60 për qind e eksportit të përgjithshëm ishte drejtuar shteteve anëtare të CEFTA-s, kjo përqindje ka rënë në 45 për qind në vitin 2018.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA