Abu Bakr al-Baghdadi u shfaq në një video për herë të parë që prej korrikut të vitit 2014 dhe betohet se do të hakmerret për vdekjen e militanteve të tij.
Lideri i grupit Islamik dha predikimin e tij të fundit në Mosul, Irak, në korrik të vitit 2014. Nuk është shfaqur më që prej momentit që lajmëroj për ekzistencën e ISIS-it, rreth 5 vite më parë, në një video të publikuar në mbarë botën.
Abu Bakr al-Baghdadi shfaqet në këtë video propagandistike të publikuar sot nga organizata xhihadiste.
47-vjeçari është i ulur këmbëkryq, me një kallashnikov i cili mbështet në mur, pranë krahut të tij të djathtë.
Në këtë video lideri është filmuar duke folur me 3 persona, imazhi i të cilëve është i paqartë dhe dëgjohet duke ju thënë: “Beteja për Baghouz ka përfunduar. Por nuk shfaqi egërsinë, brutalitetin dhe qëllimet e sëmura të krishterëve ndaj komunitetit mysliman”.
Top Channel