Pjesëmarrja në votimet e përgjithshme në Spanjë është mbi 9% më e lartë se në 2016-ën, veçanërisht në rajonin e Katalonjës në verilindje të vendit.

Dy orë para mbylljes së qendrave të votimit, Ministri i Brendshëm spanjoll tha se afro 60.8% e spanjollëve me të drejtë vote kishin marrë pjesë në zgjedhje, shumë më lart se 51.2% në të njëjtën orë të votimeve në 2016-ën.

Spanjollët hodhën votat sot në zgjedhjet kombëtare që kanë vënë përballë njëra-tjetrës Partnë Socialiste në pushtet dhe katër parti të tjera kryesore, përfshirë Partinë Vox, që përfaqëson ekstremin e djathtë dhe ka lidhje me grupime të tjera nacionaliste në Evropë.

Udhëheqësit e grupimeve të majta dhe të qendrës së djathtë u kanë bërë thirrje votuesve të mos lejojnë fitore për ekstremin e djathtë.

Kryeministri Pedro Sanchez, anëtar i Partisë Socialiste që po përpiqet të mbajë pushtetin, tha të premten se është i hapur për koalicion me Partinë “Të Bashkuar Ne Mundemi”, një grupim i krahut të majtë, duke përgatitur terrenin për një koalicion qeveritar të qendrës së majtë.

Nuk pritet që asnjë parti e vetme të fitojë sot shumicën, prandaj ka hamendësi të shumta për koalicione dhe marrëveshje për krijimin e qeverisë së ardhshme.

Analistët paralajmërojnë për një situatë ngërçi në parlament duke bërë të domosdoshëm një raund të dytë zgjedhjesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA