Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj do të marrin pjesë të hënën në Samitin e Berlinit, ndërkohë që deri më tani nuk është thënë nëse ata i kanë koordinuar apo jo qëndrimet e tyre për këtë takim.

Samiti është thirrur nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron. Por, dihet se Thaçi dhe Haradinaj kanë dallime në çështje si dialogu me Serbinë dhe taksa mbi produktet serbe. Për analistët, mosdakordësimi institucional mund të dëmtojë pozicionin e Kosovës në raport me pjesëmarrësit në këtë takim dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Ndërkohë që kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ai shpreson që të mos ketë mospërputhje me Presidentin Thaçi.

“Kam pasur shpresë që nuk do të kemi shpërputhje me Presidentin, pra shpresoj që nuk do të kemi shpërputhje, por nuk ka ndonjë ndryshim në ato qëndrime që Qeveria e vendit i ka mbajtur në vazhdimësi”, deklaroi Haradinaj.

Ndërkohë, vetë Thaçi thotë se në Berlin do të bisedohet për mundësinë e vazhdimit të dialogut me Serbinë, që, sipas tij, duhet të përmbyllet me një marrëveshje përfundimtare. Ai shkruan në llogarinë e tij në Facebook se në Berlin nuk pritet të nisë një proces i ri.

“Takimi i Berlinit nuk do të sjellë një proces të ri, por do të kërkohen mundësi për zgjidhjen e problemeve, duke marrë shembull marrëveshjen e suksesshme ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Greqisë”, shkruan Thaçi në Facebook duke shtuar se pret mbështetje nga Franca dhe Gjermania për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Nëse kjo nuk ndodh, shkruan ai, takimi i Berlinit do të jetë zhgënjyes për qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA