Kompania Lucara Diamond ka zbuluar diamantin më të madh të pa prerë, të kohëve të fundit, në minierën e saj Karowe në Botsvana.

Në këtë mënyrë, Lucara arriti të rrëzonte rekordin e vendosur po prej asaj vetë, nëntorin e vitit 2015. Diamanti prej 1,758 karatësh, më i madh se një top tenisi, peshon afro 352 gramë.

Ky është guri më i fundit me vlerë marramendëse që ka arritur të nxjerrë në Karowe, kompania me seli në Vancouver. Ai është gjithashtu i dyti pas diamantit 3,106-karatësh Cullinan, të zbuluar në Afrikën e Jugut në 1905, më i madhi i gjetur ndonjëherë në botë.

Pas lajmit të këtij zbulimi, aksionet e Lucares në burse patën një rritje të menjëhershme. Që kur ka nisur të përdorë teknologjinë XRT të zbulimit të diamanteve, Lucara ka mundur të shtjerë në dorë 12 diamante mbi 300 karate.

Miniera e Karowe-së është e famshme për gurët e saj të çmuar gjigande. Në vitin 2015, Lucara gjeti aty “Lesedi La Rona” prej 1.109 karatësh, që asokohe ishte diamanti i dytë më i madh në botë dhe që në fund, u shit për $53 million dollarë.

Top Channel