Koret raciste nga ana e tifozëve malazezë ndaj futbollistëve me ngjyrë të përfaqësueses angleze në ndeshjen kualifikuese të Euro 2020, i kanë kushtuar shtrenjtë përfaqësueses së malit të Zi.

Kjo pasi rasti u mor na shqyrtim nga UEFA, që hetoi ngjarjen dhe vendosur të dënojë Federatën malazeze me 20 mijë euro gjobë dhe zhvillimin e ndeshjes së radhës pa tifozë.

Për rastësi, nga ky vendim përfiton përfaqësuesja e Kosovës, pasi ndeshja e radhës e Malit të Zi në shtëpi, është pikërisht ndaj “Dardanëve” më 7 Qershor dhe do të luhet pa publik.

Gjithsesi ky vendim u komentua edhe si një lehtësim i madh për të dyja Federatat, pasi tashmë do të shmangen incidentet e pritshme mes tifozërive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA