Pakistan, pezullohen vaksinimet kundër poliomelitit

27/04/2019 21:00

Pakistani ka pezulluar fushatën kombëtare të vaksinimit kundër poliomelitit.

Pezullimi pason incidente kohët e fundit ku përfshihet vrasja e një punonjëseje të shëndetësisë që bënte vaksina, sulme kundër punonjësve të tjerë të shëndetësisë dhe një rast kur iu vu flaka një klinike mjekësore.

Poliomeliti vazhdon të ekzistojë në tre vende të botës: Pakistan, Afganistan dhe Nigeri.

Sëmundja e poliomelitit nuk ka shërim. Ajo sulmon sistemin nervor dhe mund të shkaktojë tek personi i infektuar paralizë të pashërueshme brenda disa orësh. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se poliomeliti përhapet përmes kontaktit me jashtëqitje, por në raste të veçanta mund të përhapet edhe përmes ujit ose ushqimit të infektuar.

Simptomat e para të sëmundjes janë temperaturë, debulesë, dhimbje koke, të vjella, mpirje qafe dhe dhimbje gjymtyrësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA