Xherdan Shaqiri ‘mban në shpinë’ Baselin, shqiptari shënoi dygolësh në Europa League(VIDEO)
Tre javë përpara fundit të kampionatit, edhe la Liga ka dhënë sot verdiktin më të rëndësishëm të sezonit 2018-2019, duke shpallur skuadrën kampione.
Është Barcelona skuadra që renditet mbi të tjerat këtë sezon, duke fituar titullin e dytë radhazi dhe të 26-in në historinë e kampionatit spanjoll.
Katalanët mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Levanten në “Camp Nou”, duke hapur shampanjën e titullit para tifozërisë që ishte e shumtë në numër, në shkallët e stadiumit.
Lideri i ekipit, Lionel Messi ishte njeriu që shënoi golin 3-pikësh, me vlerën e titullit kampion mbrëmjen e sotme, teksa u aktivizua në pjesën e dytë dhe çoi topin në rrjetë në minutën e 62-të.
Argjentinasi bëri një sezon të jashtëzakonshëm, teksa ka shënuar 34 gola dhe ka asistuar 13 të tjerë, ndonëse kanë mbetur ende edhe 3 javë nga fundi.
Skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde dominoi kampionatin spanjoll, duke përfituar nga një sezon i dobët për Realin e Madridit dhe luhatjet e shumta të Atleticos së Madridit.
Tashmë katalanët do të përqendrohen në Ligën e Kampionëve, ku në mesjavë do të përballen me Liverpoolin, në sfidën e parë gjysmëfinale.
Barcelona ruan shanset për të bërë tripletë trofesh, pasi ka siguruar edhe finalen e Kupës së Mbretit, ku do të diskutojë trofeun me Valencian në finalen e 25 Majit.
Top Channel