Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përsëritur se “më 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet, ashtu si është dekretuar me ligj”.
Balla shtoi se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk merr pjesë sepse kërkon pushtet në tavolinë.
“Zgjedhjet e 30 qershorit janë moment shumë i rëndësishëm për ecurinë e proceseve demokratike në vend, populli do të zgjedhë 61 kryetarët e bashkive, përshëndes 42 partitë konkurruese, në fund demokracia është i vetmi sistem ku partitë politike ftohen të konkurrojnë. Një parti që vendos të mos konkurrojë humbet funksionalitetin”, ka thënë Balla.
Pyetur nëse ka shumica një plan për pakt me PD-në, Balla tha: “Respektimi i afateve dhe ligjit janë detyrime të çdo force politike dhe kjo nuk varet nga ne, por nga vetë drejtuesit e partive që përmendët, ajo që u them është e qartë, zgjedhjet do të zhvillohen. Arsyet pse PD është jashtë Kuvendit nuk ka të bëjë aspak me ne, por me faktin që Basha nuk do të marrë pjesë në zgjedhje se do pushtet në tavolinë”.
Top Channel