Kur Liverpool e bleu për 75 milionë paund, të shumtë ishin ata që menduan se Virgil van Dijk do të ishte një “bast” i vështirë në “Anfield Road”, por 7 muaj më vonë mbrojtësi ka merituar çdo investim të bërë.

Kapiteni i kombëtares holandeze është shpallur “futbollisti më i mirë i vitit” në Premier League, një çmim që jepet nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë.

I lindur nga një nënë nga Surinami, por me baba holandez, Virgil van Dijk e nisi karrierën te FC Groningen para se të binte në sy me ndërhyrjet e tij te Celtic Glasgow dhe Southamptoni. Por, lëvizja më e madhe mbetet Liverpooli, aty ku me kontributin e holandezit, “The Reds” po luftojnë deri në javën e fundit për titullin kampion.

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit ka fituar mbështetjen më të madhe nga kolegët në Premier League, për kontributin e dhënë në prapavijë. Përveç humbjes së vetëm një ndeshjeje në Premier, deri më tani, “Të kuqtë” nuk kanë pësuar gol në 18 takime.

Por, surpriza më e madhe është përfshirja e Paul Pogba në formacionin më të mirë të vitit, e lënia jashtë e Eden Hazard, belgut të Chelseat për të cilin Reali i Madridit është gati të bëjë sakrifica.

Kjo është hera e parë në historinë 45-vjeçare të ndarjes së çmimeve nga Shoqata e Futbollistëve në Angli, që ekipi më i mirë është përzgjedhur nga vetëm 3 klube. Ceremonia zhvillohet këtë të dielë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA