Prej javësh të tëra, opozita kërkon qeveri tranzitore. Por ende nuk është e qartë se për çfarë kërkohet një gjë e tillë, apo çfarë do të zgjidhë në këtë moment krize një e tillë. Pyetjes së drejtorit të “Gazetës Liberale”, Ervis Iljazaj, se çfarë do të bëjë opozita me këtë qeveri, Kryemadhi iu përgjigj:

“Ne nuk duam që Rama të vijë e të bëjë qeveri me opozitën, por të jetë një qeveri që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kemi dëgjuar shpesh, edhe ambasadorë, që thonë se shitblerja e votës ndodh edhe në Amerikë apo kudo tjetër. Ne nuk duam qeveri si ajo e majit të 2017, kur ministrat ishin nga opozita, por askush nuk kishte asgjë në dorë për të vepruar. Qeveria tranzitore që duam ne është ajo që krijon kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Si? Eja të ulemi e ta diskutojmë. Qeveri tranzitore do të thotë një Ministri e Brendshme që nuk fut hundët në zgjedhje”, tha Monika Kryemadhi, ndërsa më tej pati një “shpërthim” debati mbi raportin e OSBE-ODIHR-it për shitblerjen e votave.

Nëse kryetarja e LSI-së tregonte paragrafet ku vëzhguesit sillnin raste të ndihmave me ushqime përkundrejt votës nga ana e partisë në pushtet, Carlo Bollino mori raportin dhe nisi të lexonte pjesët ku vëzhguesit denonconin tentativat e njerëzve të LSI-së për të blerë vota përmes shumave të majme të parave, të ndaluar nga policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA