Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi deklaroi për Top Channel se protesta e sotme e opozitës do të zgjasë një orë dhe shtoi se zemërimi “nuk do të gjejë qetësi derisa të jetë Edi Rama”.

“Ne jemi opozitë në rrugë, kemi dy muaj që protestojmë. Zemërimi nuk do të gjejë qetësi derisa të jetë Edi Rama. Ai duhet të largohet. Ky është fundi i Edi Ramës, ai duhet të reflektojë dhe të gjejë zgjidhje pa kosto”, tha Bumçi.

“Protesta në rrugë jep mesazhin e bllokimit. Ne jemi të zotë të bllokojmë gjithçka. Ky është mesazh për Edi Ramën”, shtoi Bumçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA