Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Milot para mbështetësve të opozitës e quajti kryeministrin Edi Rama arrogant, hajdut dhe mashtrues.

“Më lejoni të shpreh mirënjohjen time masive këtu në Milot. Vendi ynë ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm ku e ka sjellë njeriu më i korruptuar, më i paaftë dhe më i inkriminuar që njeh historia e pluralizimit, arroganti, hajduti, mashtruesi Edi Rama, i cili me bandën e tij brenda 6 viteve i vuri shkelmin demokracisë dhe institucioneve të drejtësisë, shkatërroi ekonominë, uli oligarkët në krye të pasurive të shqiptarëve dhe vrau shpresën duke detyruar gjysmë milioni shqiptarë të braktisin shtëpitë e tyre”, deklaroi Basha.

“Shumë prej jush kanë ardhur këtu në mbështetje të kauzës jetike për zgjedhje të lira, sepse e dinë shumë mirë se pa zgjedhje të lira nuk mund të ketë dalje nga varfëria e tejskajshme”, shtoi Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA