Kryeministri Edi Rama prezantoi sot projektin e transformimit të Piramidës në një qendër të madhe për Teknologji Informacioni. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ky është një nga projektet me të lira, por shumë ambicioz, duke e kthyer atë si një pikë referimi jo vetëm në Shqipëri, por në rajon e më gjerë.
“Është një projekt ambicioz dhe jo shumë i shtrenjtë. Pavarësisht se është një nga projektet ndoshta me pak i shtrenjtë, i ndërtuar nga Vini dhe jam i bindur që do jetë në katalogun e tij, një nga projektet më të bukur. Nga pikëpamja e zgjidhjes është një zgjidhje që e bën Tiranën në këtë rast, shumë më atraktive se godina me shkallë në Nju Jork. Nga ana tjetër, kjo godinë mund të jetë një pikë referimi jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë”, tha shefi i qeverisë.
Më herët , kryeministri Rama u shpreh se Piramida është një ndërtesë ikonike e një periudhe të posaçme për vendin, që mbetej aty si një shprehje torturuese e pamundësisë, për t’i ikur asaj që ajo përfaqësonte në kohën e kaluar dhe për t’i dhënë asaj një jetë të re.
“U deshën 15 vjet, që arkitekti ti japë përgjigje pyetjes, duke ia dalë të fitojë një sfidë që nuk është gjithmonë e mundur, sfidën e transformimit të një ikone arkitektonike të krijuar për një qëllim tjetër, në një vlerë të shtuar për një kohë të re. Në slajderin e parë, që ai prezantoi, ishin të gjitha pamjet e asimetrisë mes të shkuarës dhe të ardhmes, duke pasur në qendër të njëjtën piramidë.
Më vjen shumë mirë që ia ka dalë që të zgjidhim një dilemë që na ka mundur prej 30 vjetësh me këtë godinë. Ka pasur një moment , kur një qeveri më parë vendosi që ta shembe Piramidën dhe madje u krijua edhe një masë kritike. Ruajtja e godinës, nuk zgjidhi çështjen e funksionit të saj dhe besoj që sfida e fituar nga Vini (arkitekti), në këtë rast është spektakolare, për faktin se këtij simboli të diktaturës dhe pushtetit të një njeriu mbi të tjerët, i jep fuqinë e simbolit të pushtetit të çdo njeriu në një kohë re.
Faktikisht nga një godinë e ndërtuar për të sjellë në rresh të gjithë njerëzit që të adhuronin diktaturën dhe diktatorin, kthehet në një godinë që i sjell në tufa njerëzit, për të celebruar lirin, jetën dhe ngjitjen drejt qiellit të secilit. Duket në pamje të parë, që është një zgjidhje arkitektonike dhe një shprehje kuptimplotë e lodhjes mes formës dhe përmbajtjes. Do ketë një program që zgjidh dilemën se çdo të bëjë në të ardhmen kjo godinë, një program që iu jep mundësi të rinjve që i lidh ata me botën e re dixhitale. Dallimin mes ëndrrës dhe realitetit e bën projekti dhe jemi këtu me projektin e duhur për ta bërë ëndrrën realitet”, tha ai.
Kështu deklaroi kreu i qeverisë Edi Rama teksa i shprehu mbështetjen kryebashkiakut Veliaj në realizimin e kësaj ambicie që do e kthejë Tiranën në një pikë referimi jo vetëm për Ballkanin por edhe më gjerë.
“Më rezulton që jemi vendi i tretë që e përqafojmë këtë model, sigurisht në këtë konfiguracion nuk mund të mungojë Lali Eri kuptohet dhe në botën e asaj që e quaj “wish you thinking” nuk mund të mungojë ambicia e tij për ta bërë këtë godinë të gatshme për Samitin e digjitalizimit Samitin digjital për vitin e ardhshëm për gjithë vendet që i përkasin formatit 16+1 që do të ishte ky edhe një moment fantastik”, deklaroi Rama.
Top Channel