Një 22-vjeçar milioner, Kieren Hamilton, i cili bën një jetë mes luksit, makinave super të shtrenjta dhe pushimeve ekzotike, ka preferuar që për disa ditë të bëjë një jetë si i pastrehë.
Por, përse do thoni ju? Ai kaloi tre net duke fjetur në rrugë, poshtë një qendre tregtare në Londër për t’u bërë pjesë e dokumentarit, “Kur të pasurit bëjnë një jetë si të pastrehë”. Kieren, ka plot 81,400 ndjekës në Instagram dhe jeton në një shtëpi luksoze në Manchester së bashku me të dashurën e Jess Hall, 22 vjeç. Ata kanë dhe një vajzë 2-vjeç që quhet Esmae.
Në fillim të xhirimeve të këtij dokumentari ai u shpreh se njerëzit që rrinë në rrugë janë “dembelë” dhe se me pak vullnet mund të mos bëjnë një jetë të tillë ndaj vendosi që ta përjetonte vetë këtë lloj ndjesie për disa ditë… Me rroba të thjeshta dhe vetëm me një jorgan të hollë gjumi ai u largua nga familja e tij për të fjetur në trotuaret e The Strand.
Kjo vendndodhje njihet si vendi më i rrezikshëm i të pastrehëve në Londër. Dy prej të pastrehëve dyshuan se ai mund të jetë një njeri në nevojë, pasi dhëmbet e tij ishin shumë të kuruar… ”Këto nuk janë dhembë të një të pastrehe” ndërsa tjetri i kundërvihet keq duke i thënë të tregojë se kush është në të vërtetë. “Kush je ti, ke dhëmbë shumë të këndshëm, je polic? Unë kurrë nuk kam parë këtu një njeri si ti, do të të vras”.
Ky ishte një moment shumë i vështirë i cili i rrezikoi jetën 22 – vjeçarit, pasi ai nxori thikën dhe ia drejtoi atij. Në këtë situatë ishte e nevojshme ndërhyrja e ekuipazhit të xhirimit, pasi kjo zënkë mund të ishte fatale. Me anë të kësaj eksperience ai thotë se tashmë e kuptoj se përse të pastrehët janë kaq agresiv, pasi është një terren i vështirë ku duhet të mbijetosh dhe veç kësaj ai tregon se të provosh të jesh i pastrehë të frymëzon që të vazhdosh të punosh më shumë për të mos u bërë pjesë e kësaj situate të pashpresë…
Top Channel