Sa kohë duhet të kalojnë saktësisht fëmijët përpara ekranit? Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon që të vegjlit e moshave 2 deri në 4 vjeç “të mos ekspozohen para ekraneve më shumë se një orë në ditë”, ndërsa njëvjeçarët – sipas saj, – nuk duhet të ekspozohen fare.

Me ekspozim, veç të tjerash ajo nëkupton – siç sqaroi edhe vet, – edhe televizorin dhe lojërat në kompjuter.

Në udhëzimin e saj të parë për këtë çështje, OBSH-ja këmbëngul që të miturit nën 5 vjeç duhet të jenë fizikisht aktivë dhe të flenë mjaftueshëm për një zhvillim të shëndetshëm, ndërsa thekson se ata mes 1 dhe 4 vjeç duhet të kalojnë të paktën 3 orë në ditë të angazhuar në aktivitete fizike.

“Foshnjat nën moshën njëvjeçare duhet të ndërveprojnë të ulur në dysheme dhe t’i shmangin të gjitha ekranet”, thotë OBSH-ja, që e cilëson mungesën e aktivitetit fizik një faktor kryesor rreziku për vdekshmërinë dhe një element kryesor në rritjen e niveleve të obezitetit në mbarë botën.

Në një raport të sajin të mëparshëm, agjencia nënvizonte se, gjatë 40 viteve të fundit, numri i fëmijëve dhe adoleshentëve mbipeshë është rritur 10 herë, duke u shtuar me 120 milionë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA