26/11 15:26
E ftuar në emisionin “Open” nga Eni Vasili mbrëmjen e kësaj të enjteje, ku foli fillimisht për aksionin opozitar dhe më pas bëri një analizë mbi atë që e quajti keqqeverisje të kryeministrit Rama, kryetarja e LSI-së foli edhe për integrimin.
Monika Kryemadhi tha se integrimi i Shqipërisë “pësoi goditje” me largimin Klajda Gjoshës, ish-ministre e Integrimit gjatë mandatit të parë të bashkëqeverisjes PS-LSI.
“Sa kishim Klajda Gjoshën ministre Integrimi, patëm vetëm 5 kushte, u plotësuan ato dhe u fitua statusi i vendit kandidat. Sapo u hoq Gjosha, nga 5 kushte lista u kthye në 13 kritere dhe priteni kur të bëhen 18 këtë qershor”, tha Kryemadhi.
Top Channel