Ka shkuar në 108 numri i deputetëve të pranishëm në Kuvendin e Shqipërisë, që nga djegia e mandateve nga ana e opozitës. Këtë të enjte u betuan edhe 6 deputetë të rinj.

Sot u betua kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Rroshi nga lista shumë emërore e PD, Nikolin Staka nga lista shumë emërore e PD-së në Shkodër, Zef Shtjefni kryetar i Partisë “Ora e Shqipërisë”, lista shumë emërore e qarkut të Shkodrës.

Gjithashtu sot u betuan edhe Eugen Bojaxhi, Fatjona Koço dhe Andi Përmeti nga listat e PD-së. Ky i fundit është edhe një prej themeluesve të partisë më të re “Bindja Demokratike”.

Erjon Piciri pritet që të betohet në seancën e radhës, ndërsa dy të tjerë pritet që të marrin mandatin, pasi kanë dorëzuar dokumentacionin në KQZ.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA