Jemi në vitin 2019, kur janë krijuar një sërë institucionesh që punësojnë inspektorë për sigurinë ushqimore. Por sërish, konsumatorët shqiptarë janë të pasigurtë për produktet shtazore që ata konsumojnë.
Mënyra e vetme për zgjedhur mish të freskët dhe të sigurtë mbetet sërish në dorën e konsumtarit, për sa kohë kjo nuk garantohet nga institucionet shtetërore.
“Konsumatori, ashtu si dhe të gjithë ne, mund të orientohet për të zgjedhur mishin e freskët sipas karakteristikave të veçanta të këtij produkti. Kryesisht konsumatori orientohet nga ngjyra. Dihet që mishi normal ka një ngjyrë rozë, e cila dallohet nga mishrat e tjerë. Po kështu, për specie të veçanta dallohet, mishi i derrit i afrohet ngjyrës së mishit të viçit, por është më i çelët sesa mishi i viçit. Po nga ana tjetër, edhe mishi i kecit ose i qengjit mund të dallohet nga konsumatori”, tha Kapllan Sulaj, ekspert mishi.
Karakteristika të tjera që e orientojnë konsumatorin drejt një mishi të freskët janë era dhe ekosistenca e tij.
“Mishi normalisht nuk ka erë ose ka një erë shumë të lehtë, e cila i dedikohet species të kafshës nga e cila është prodhuar. Përveç kësaj ka edhe disa karakteristika të tjera që ka të bëjë me ekosistencën. Shikohet mishi sa i butë është ose jo. Në rastin kur mishi është i maturuar, ai është pak i butë, ndërsa në rastin që është i tejmaturuar, ekosistenca është shumë e butë, qulloset. Në qoftë se shtypet me dorë mund të mbeten shenjat e gishtave në produkt. Përveç kësaj ka edhe karakteristika të tjera, që e veçojnë produktin e freskët nga atë të dekompozuar. Ne konsumatorët e tjerë orientohemi edhe në bazë të ndryshimit të ngjyrës, nëse kemi ngjyrë kafe me shkëlqim metalik, kjo tregon se mishi ka kaluar në fazat e oksidimit dhe dekompozimit”, tha Kapllan Sulaj, ekspert mishi.
Top Story/ Si të dallojmë mishin me standarte të larta për konsumatorëtJemi në vitin 2019, janë krijuar një sërë institucionesh që punësojnë inspektorë për sigurinë ushqimore. Por, sërish konsumatorët shqiptarë janë të pasigurtë për produktet shtazore që ata konsumojnë. Mënyra e vetme për zgjedhur mish të freskët dhe të sigurtë, mbetet sërish në dorën e konsumtarit, përsa kohë kjo nuk garantohet na institucionet shtetërore.“Konsumatori ashtu si dhe të gjithë ne mund të orientohet për të zgjedhur mishin e freskët sipas karakteristikave të veçantë të këtij produkti. Kryesisht konsumatori orientohet nga ngjyra, dihet që mishi normal ka një ngjyrë rozë e cila dallohet nga mishrat e tjerë. Po kështu për specie të veçanta dallohet, mishi i derrit i afrohet ngjyrës së mishit të vicit, por është më i çelët se sa mishi i vicit. Po nga ana tjetër edhe mishi i kecit ose i qengjit mund të dallohet nga konsumatori”, tha Kapllan Sulaj, ekspert mishiKarakteristika të tjera që e orientojnë konsumatorin drejt një mishi të freskët janë era dhe ekosCistenca e tij.“Mishi normalisht nuk ka erë ose ka një erë shumë të lehtë, e cila i dedikohet species të kafshës nga e cila është prodhuar përveç kësaj ka edhe disa karakteristika të tjera që ka të bëjë me ekosistencën. Shikohet mishi sa i butë është ose jo. Në rastin kur mishi është i maturuar ai është pak i butë, kur në rastin është i tej maturuar ekosistenca është shumë e butë, qulloset. Në qoftë se shtypet me dorë mund të mbeten shenjat e gishtave në produkt Përveç kësaj ka edhe karakteristika të tjera që e veçojnë produktin e freskët nga atë të dekompozuar. Përveç kësaj ne konsumatorët e tjerë orientohemi edhe në bazë të ndryshimit të ngjyrës nëse kemi ngjyrë kafe me shkëlqim metalik kjo tregon se mishi ka kaluar në fazat e oksidimit dhe dekompozimit”, tha Kapllan Sulaj, ekspert mishi
Posted by Top Story në Top Channel on Wednesday, April 24, 2019
Top Channel