Pas produkteve të mishit, një pjesë të mirë të dietës ushqimore e zënë produktet e bulmetit. Çdo familje në vendin tonë konsumon qumësht dhe nënproduktet e tij. Shpeshherë është dhënë alarmi për rrezikun që iu kanoset konsumatorëve nga prodkutet që tregtohen jashtë standardeve që garantojnë cilësinë e ushqimit.
Sipas një investigimi të kryer nga “Top Story” rezulton se, konsumatori shqiptar mashtrohet nga pjesa më e madhe e prodhuesve të ushqimeve. Le të shohim se çfarë qumështi blejnë konsumatorët në “zemër” të kryeqytetit.
Qumështi prodhohet në një nga fabrikat kryesore të vendit. Sipas analizave të kryera në Institucionin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, ky qumësht ka dalë me një përmbajtje të lartë të mikrobeve, duke e nxjerrë atë jashtë standardit të përcaktuar.
“Tjetër mostër që ju keni me probleme është ajo me kodin 4, e cila është qumësht i pasterizuar. Çka do të thotë se, në qoftë se qumështi ka kaluar në një proces pasterizimi, ngarkesa mikrobike duhet të jetë 0 ose në sasi shumë të ulët. Kjo mostër tregon se ka një ngarkesë shumë të lartë mikrobike. Nga 100 që e ka standardi, në këto 4-5 mostra që ju keni marrë, ngarkesa mikrobike varion 180, 200, 250, 120, 420. Pra ngarkesa është shumë herë më e lartë se ç’e kërkon standardi”, tha Onejda Kyçyku, eksperte.
Në analizat e kryera, me probleme ka rezultuar edhe qumështi i freskët i blerë te fshatarët.
“Në qoftë se do të fillojmë me qumështin e freskët, kodi 1, ngarkesa mikrobike sipas standardit nuk duhet të jetë më shumë se 20.000, ndërkohë që ju e keni me një shifër shumë të lartë, që shkon mbi 490.000”, tha ekspertja Onejda Kyçyku.
Një produkt tjetër që njeh konsum të gjerë në kuzhinën e familjeve shqiptare është edhe gjalpi. Të gjitha mostrat e analizuara kanë dalë me ngarkesë mikrobike të stafilokokëve dhe “Escherichia coli”.
“Te nënproduktet që ju keni analizuar del që gjalpi i freskët me kodet 8, 9, 10 kanë ngarkesë mikrobike të stafilokokëve dhe “E coli”, çka do të thotë se gjalpi normalisht nuk duhej të kishte ngarkesë mikrobike”, tha Onejda Kyçyku.
Produkti tjetër i analizuar dhe që ka rezultuar me probleme është gjiza, me kripë ose pa kripë. Te gjiza, prodhuesit kanë mashtruar konsumatorin, duke i shitur niseshte në vend të qumështit.
“Sa i përket gjizës, analizat fiziko-kimike që ju keni realizuar te gjiza dhe te gjalpi, pjesa më e madhe janë brenda standardit, por përsëri ka të meta, siç është rasti te gjiza pa kripë, e cila ka një aciditet relativisht të lartë dhe ka dalë pozitive te niseshteja. Ç’do të thotë kjo? Që qumështit i kanë shtuar shtesë tjetër, siç është niseshteja, dhe hyn te produktet që nuk duhet lejuar për t’u shtuar gjatë përpunimit të gjizës”, tha Onejda Kyçyku.
Top Story/ Qumësht dhe gjalp me esheri koli, ja dëmet fatale që shkaktohen tek konsumatoriPas produkteve të mishit një pjesë të mirë të dietës ushqimore e zënë produktet e bulmetit. Çdo familje në vendin tonë konsumon qumësht dhe nënproduktet e tij. Shpesh herë është dhënë alarmi për rrezikun që ju kanoset konsumatorëve nga prodkutet që tregtohen jshtë standardeve, që garantojnë cilësinë e ushqimit.Sipas një investigimi të kryer nga Top Story, rezulton se konsumatori shqiptar mashtrohet nga pjesa më e madhe e prodhuesve të ushqimeve. Le të shohim se çfarë qumështi blejnë konsumatorët në zemër të kryeqytetit. Ky qumësht, prodhohet në një nga fabrikat kryesore të vendit. Sipas analizave të kryera në Institucionin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare. Ky qumësht ka dalë me një përmbajtje të lartë të mikrobeve duke e nxjerrë atë jashtë standadit të vendosur.“Tjetër mostër që ju keni me probleme është ajo me kodin 4, e cila është qumësht i pasterizuar. Çka do të thotë në qoftë se qumështi ka kaluar në një proces pasterizimi ngarkesa mikrobale duhet të jetë 0 ose në sasi shumë të ulët. Kjo mostër tregon se ka një ngarkesë shumë të lartë mikrobiale nga 100 që e ka standardi, këto 4-5 mostra që ju keni marrë ngarkesa mikrobiale varion 180, 200, 250, 120, 420. Pra ngarkesa është shumë herë më e lartë sec e kërkon standardi”, tha Onejda Kyçyku, eksperteNë analizat e kryera me probleme ka rezultuar edhe qumshti i freskët i blerë te fshatarët. “Në qoftë se do të fillojmë me qumështin e freskët kodi 1 ngarkesa mikrobiale sipas standardit nuk duhet të jetë më shumë se 20.000 ndërkohë që ju e keni me një shifër shumë të lartë që shkon mbi 490.000”, tha Onejda Kyçyku, eksperteNjë produkt tjetër që njeh konsum të gjerë në kuzhinën e familjeve shqiptare është edhe gjalpi. Të gjitha mostrat e analizuar kanë dalë me ngarkesë mikrobiale të stafilokokëve dhe esheria coli. “Tek nënproduktet që ju keni analizuar del që gjalpi i freskët më kodin 8,9,10 të gjitha këto kanë ngarkesë mikroniale të stafilokokëve dhe ecoli çka do të thotë se ky gjalp normalisht nuk duhet të ketë ngakresë mikrobiale”, tha Onejda Kyçyku, eksperteProdukti tjetër i analizuar dhe që ka rezultuar me probleme është gjiza, me kripë ose pa kripë. Te gjiza prodhuesit kanë mashtruar konsumatorin duke i shitur niseshte në vend të qumështit.“Përsa i përket gjizës analizat fiziko-kimike që ju keni realizuar tek gjiza dhe tek gjalpi, pjesa më e madhe janë brenda standardit por përsëri ka të meta siç është rasti tek gjiza pa kripë e cila ka një aciditet relativisht të lartë dhe ka dalë pozitive tek niseshteja. Çdo të thotë kjo? Që qumështit i kanë shtuar shtesë tjetër siç është niseshteja dhe hyn tek produkte që nuk duhet lejuar për tu shtuar gjatë përpunimit të gjizës”, tha Onejda Kyçyku, eksperte
Posted by Top Story në Top Channel on Wednesday, April 24, 2019
Top Channel