Në kushtet kur vihet në rrezik shëndeti i konsumatorit, “Top Story” i është drejtuar përsëri laboratorit shtetëror ISUV për të kryer analizat e mbetjeve të pesticideve në sallatë, speca dhe trangull.
Këto perime u blenë në tregun më të madh që furnizon të gjithë kryeqytetin me fruta-perime, e kampionët u morën në mënyrë të rastësishme.
Sallata u përzgjodh në bazë të madhësisë së saj, pasi sipas ekspertëve, për të përfituar një madhësi të tillë fermerët përdorin ushqyesit dhe kryesisht azotin.
Të 4 kampionët që u dërguan për analiza pranë ISUV-it, sipas përgjigjeve nuk kanë mbetje pesticidesh. Kjo nga bëri që të dyshojmë dhe të investigojmë pak më shumë, në lidhje me punën që bën ky institucion, si dhe me vërtetësinë e analizave që kryen.
Në fillim, “Top Story” e mori të mirëqenë faktin se institucioni i vetëm në vend për të garantuar kontrollin e sigurisë ushqimore është i akredituar. Por, duke kontrolluar në faqen “online” të Drejtorisë së Akreditimeve rezulton se, ky institucion është i akredituar për rreth 50 analiza.
Siç duket edhe në dokumentin që gjendet në faqen zyrtare, ISUV nuk është i akredituar për të kryer analizat e pesticideve. Por, pavarësisht kësaj, ky institucion mori përsipër të kryente këto analiza kundrejt pagesës së kripur. Vetëm një kampion për analizë kushton rreth 8.000 lekë.
Pra, jemi përpara faktit që institucioni shtetëror përthith paratë për të bërë analiza që nuk i bën dot. Megjithatë, edhe nëse sheh rezultatin e analizave, nuk jepet asnjë vlerë. Pra, nëse niveli i lejuar i një pesticidi është 0.1 mg/kg, por në fletën e analizës nuk jepet asnjë vlerë, si do të bëhet krahasimi dhe si do të kuptohet rezultatit?!
Top Story/ Laboratori i ISUV kapet “mat”, bën analiza pa qenë i akredituar Në kushtet kur vihet në rrezik shëndeti i konsumatorit Top Story i është drejtuar përsëri labortaorit shtetëror ISUV, për të kryer analizat e mbetjeve të pesticide në sallatë, speca dhe trangull.Këto perime u blenë në tregun më të madh që furnizon gjithë kryeqytetin me fruta perime dhe kampionët u morën në mënyrë të rastësishme.Sallata u përzgjodh në bazë të madhësisë së saj, pasi sipas ekspertëve për të përfituar një madhësi të tillë fermerët përdorin ushqyesit dhe kryesisht azotin.Të katër kampionët që u dërguan për analiza pranë ISUV sipas përgjigjeve nuk kanë mbetje pesticidesh. Kjo nga bëri që të dyshojmë dhe të investigojmë pak më shumë në lidhje me punën që bën ky institucion, si dhe me vërtetësinë e analizave që kryen.Në fillim Top Story e mori të mirëqënë faktin se institucioni i vetëm në vend për të garantuar kontrollin e sigurisë ushqimore është i akredituar. Por duke kontrolluar në faqen online të drejtorisë së akreditimeve rezulton se ky institucion është i akredituar për rreth 50 analiza. Sic e shihni edhe në këtë dokument që gjendet në faqen zyrtare, ISUV nuk është i akredituar për të kryer analizat e pesticideve. Por pavarësisht kësaj, ky institucion mori përsipër të kryente këto analiza kundrejt pagesës së kripur. Vetëm një kampion për analizë kushton rreth 80 mijë lekë të vjetra. Pra jemi përpara faktit që institucioni shtetëror përthith paratë për të analiza që nuk i bën dot. Megjithatë, edhe nëse sheh rezultatin e analizave, nuk jepet asnjë vlerë. Pra, nëse niveli i lejuar i një pesticidi është 0.1 mg/kg por në fletën e analizës nuk jepet asnjë vlerë si do të bëhet krahasimi dhe si do të kuptohet rezultatit?!
Posted by Top Story në Top Channel on Wednesday, April 24, 2019
Top Channel