“Top Story” ka vizituar një baxho në Lezhë, për të parë nga afër kostot e prodhimit të disa nënprodukteve të qumështit.

Le ta nisim nga djathi kaçkavall. Vetëm lënda e parë e tij, për një kilogram djathë kushtonte 600 lekë të reja. Ndërkohë që në treg dhe në markete, një kg djathë kaçkavall mund ta gjejmë me këtë vlerë.

Nëse i referohemi djathit danez, ai ka çmimin më të ulët në treg. Por, se çfarë përmban ky djathë, iu takon strukturave përkatëse që ta zbulojnë.

Minimumi i kostove për një kilogram djathë lope është te 320 lekë, ndërkohë që djathi i napës ka kosto edhe më të lartë.

Por, ka edhe raste kur abuzohet me çmimin. Gjalpi është produkti që i siguron një baxhoje fitimet më të mëdha. Nëse punon me standard, kostot për një kg gjalpë janë diku te 200 lekë, ndërkohë që ky produkt shitet te konsumatorët nga 550 lekë deri në 1.200 lekë.

Siç e thamë në fillim të emisionit, produktet ushqimore rrezikohen nga shtesat që përdoren. Në rastin e gjalpit, yndyrat shtazore mund të zëvendësohen me vajin e palmës. Nëse teprohet me sasinë e vajit të palmës ndodhemi përballë faktit se konsumatori po mashtrohet, e në të njëjtën kohë po i rrezikohet jeta nga një produkt kancerogjen.

Top Story/ Kosto e djathit kaçkavall 700 lekë, por në treg e gjen shumë më lirëTop Story ka vizituar një baxho në Lezhë, për të parë nga afër kostot e prodhimit të disa nënprodukteve të qumështit.Ky që shihni në pamje është djathë kaçkavall. Vetëm lënda e parë e tij për një kilogram djathë kushtonte 600 lekë të reja. Ndërkohë që në treg dhe në markete një kg djathë kaçkavall mund ta gjejmë me këtë vlerë.Nëse i referohemi djathit danez, ai ka çmimin më të ulët në treg. Por se çfarë përmban ky djathë ju takon strukturave përkatëse që ta zbulojnë.Minimumi i kostove për një kilogram djathë lope është te 320 lekë , ndërkohë që djathi i napës ka kosto akoma më të lartë.Por ka edhe raste kur abuzohet me çmimin. Gjalpi është produkti që i siguron një baxhoje fitimet më të mëdha. Nëse punon me standard kostot për një kg gjalpë janë diku te 200 lekë ndërkohë që ky produkt shitet tek konsumatorët nga 550 lekë deri në 1200 lekë të reja. Siç e thamë ne fillim të emisionit, produktet ushqimore rrezikohen nga shtesat që përdoren. Në rastin e gjalpit yndyrat shtazore mund të zëvendësohen me vajin e palmës. Nëse teprohet me sasinë e vajit të palmës ndodhemi përball faktit se konsumatori po mashtrohet e në të njëjtën kohë po i rrezikohet jeta nga një produkt kancerogjen.

Posted by Top Story në Top Channel on Wednesday, April 24, 2019

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA