Pasditen e së enjtes, rreth orës 16:00,  pranë zyrave të delegacionit të BE-së në Tiranë, krerët e partive të vogla do të do të zhvillojnë një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri z. Luigi Soreca.

Takimi ka në fokus situatën politike në vend. Raportohet se pjesë e këtij takimi do të jetë LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR. Një ditë më parë, 8 parti opozitare nënshkruan marrëveshje individuale me Partinë Demokratike për krijimin e koalicionit opozitar për zgjedhjet.

Koalicioni udhëhiqet nga zoti Basha, i cili u shpreh dje se ‘nuk do të ketë zgjedhje farsë në Shqipëri pa u ndëshkuar krimi elektoral, pa u ndëshkuar dhe pa u vënë përpara përgjegjësisë Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë krim elektoral, duke nisur me Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknurin’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA