“Hunchback of Notre Dame” pati një rritje të popullaritetit, pas zjarrit shkatërrues që ra në katedralen e Parisit. Fillimisht titullohej “Notre Dame de Paris”, deri kur kryevepra e Victor Hugo, për gungaçin Kuazimodo që i binte kambanave të kishës, u përkthye në anglisht dhe u bë “The Hunchback of Notre Dame”.
Prej atëherë, personazhi i Kuazimodos dhe përkushtimi i tij për protagonisten Esmeralda e bëri “Katedralen e Parisit” një ndër romanet më të njohura të të gjitha kohërave.
Jeta e dy protagonistëve nuk ishte në linjën e parë të synimit të Hygo kur e shkroi veprën, por më shumë u përqendrua te synimi për të rizgjuar interesimin dhe respektimin për arkitekturën franceze, sidomos katedralen e madhe, që autori mendonte se do të lihej në hije nga stile të reja arkitektonike.
Që nga versioni i parë, libri ka gjeneruar një sërë adaptimesh kinematografike. Një ndër më të njohur është filmi i animuar i “Disney”, në vitin 1996.
Me lajmin e hidhur të zjarrit tragjik që shkatërroi një pjesë të katedrales, sytë e botës u fokusuan te Parisi dhe tek ajo që mbetet nga struktura antike rreth 850-vjeçare.
Filmi i “Disney”, “The Hunchback di Notre Dame”, është bërë ndërkohë një ndër më të shikuarit në streaming në të gjithë botën, në platforma si “Netflix”, “Amazon Prime”, “Hulu” e “DirecTV”.
Top Channel